Po mbushet..

  • SHËRBIMET

____

  • Të gjitha kirurgjitë estetikeOpen or Close

    Qendra estetike “estethica – Prishtinë” në bashkëpunim me qendrën kirurgjike estetike “estethica – Istanbul” bënë transferin dhe akomodimin e pacientëvë që dëshirojnë të bëjnë ndërhyrje estetike. Qendra estetike “estetica – Istanbul” e pozicionuar në Stamboll, me 3 spitale kirurgjike të shpërndara në të gjithë Stambollin, është një ndër qendrat më të përzgjedhura të gjithë Turqisë. Përparësitë e kësaj qendre janë teknologjia më e lartë me një kuadër me shumë eksperiencë që ofron shërbim të standardit të lartë.

    Kjo qendër kryen të gjitha kirurgjitë estetike të njohura deri më tani, ja disa nga ato: * Estetikë e këmbëve, Estetikë e hundës, Estetikë e veshëve, Estetikë e krahëve, Estetikë e gjoksit, Mbjellje të flokëve,… si dhe shumë ndërhyrje të tjera. Qendra “estethica” jo vetëm që është një cak i pacientëve të mbarë Turqisë, por edhe jasht saj, sidomos mbetet një qendër kirurgjike estetike e preferuar e vendeve Evropiane (Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Danimarkës), poashtu edhe vendet e lindjes së mesme dhe të largët (Arabia Saudite, Dubai, Azerbejxhani, Irani).

    Duke i ofruar pacientëve kohëzgjatje sa më të shkurtër dhe duke e mbajtur nivelin e kënaqësisë sa më të lartë, janë ndërtuar “qendrat e mrekullueshme” të kirurgjisë estetike. Me teknologjitë e avancuara, me doktorët dhe stafin medicinal të standardit të lartë, diagnostifikojnë dhe zgjedhin tretmanet më adekuate. Për kënaqësitë maksimale të pacientëve, vazhdimisht mbledhen informata të cilat janë shumë pozitive. Teknologjitë më të avancuara, zbulimet e fundit, dhe shërbimi i ngrohtë, të gjitha këto janë të dedikuara për pacientët e “estethica.” Shërbimi bazohet në besueshmërinë, kualitetin dhe çmimin duke qenë sa më ekonomik.

    Për të biseduar hollësisht rreth ndërhyrjeve që doni t’i bëni, na kontaktoni dhe ne konsultohemi drejtpërdrejt me qendrën në Stamboll, duke ju treguar mundësitë e intervenimit si dhe çmimin total. Kliko në linkun e qendrës në Stamboll: http://estethica.com.tr/eng/

  • Analiza e fytyrësOpen or Close

    Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është analiza e lëkurës. Nuk është e thënë kotë:
    “Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.

    Përparësitë e analizës së fytyrës:

    Parametrat që analizohen përmes aparateve profesionale janë të shumta:
    bëhet analiza e shtresave të thella të lëkurës (epidermisi dhe dermisi),
    analizohen të gjitha parametrat e lëkurës duke u krahasuar me standarde të
    moshës, përcaktohen kremrat e adekuat për atë lëkurë, përcaktohen tretmanet
    e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës.


    Test të 8 parametrave:
    * hidrimi (lagështia);
    * elasticiteti;
    * temperatura;
    * yndyra (sebumi);
    * poret;
    * rrudhat;
    * pigmentimi;
    * toni (ngjyra) e lëkurës.

    Shumë njerëz mund të kenë karakteristika tjera nga tipi i lëkurës. Shembull, një lëkurë e yndyrshme mund të jetë e dehidruar. Shumica do të japin një diagnostikim të gabuar duke menduar se dehidrimi nënkupton lëkurë të thatë dhe sugjerojnë kremra shumë të yndyrshëm. Prandaj, është e nevojshme që një analizë e tillë të bëhet paraprakisht, pastaj të vendoset për produkte dhe tretmane.

  • Analiza e flokëveOpen or Close

    Analiza e flokëve bëhet përmes aparaturës e cila bën zmadhim 80 herë, 250 herë, dhe 800 herë të fijeve të flokut si dhe të kaftës. Në bazë të këtyre matjeve konstatohen të gjitha parametrat e flokëve.

    Analiza profesionale e flokëve, përfshinë:
    - Zmadhim digjital dhe diagnozë shkencore e flokëve dhe kafkës
    - Analizë automatike e flokëve
    - 7 lloje të testeve:
    * yndyrën;
    * kafkën;
    * poret;
    * vëllimin – densitetin;
    * dëmtimet e flokut;
    * trashësinë;
    * rënien e flokëve.

    Sipas raportit përfundimtar bëhet propozimi i produkteve sipas llojit specifik të flokëve.

  • Analiza e perbërjes së trupitOpen or Close

    Analiza bën matjen e përpiktë të masave trupore, duke përfshirë matje të detjashme të masës
    muskulore dhe dhjamore në të gjitha pjesët e trupit.


    Analiza përfshinë:

    - Rezultatet e muskujve dhe të masës dhjamore për 5 pjesët e trupit: abdominal
    (barku), krahu i djathë, krahu i majtë, këmba e djathë, këmba e majtë.

    - Profilin e saktë të përbërjes së trupit: % (përqindjen) dhe kg (peshën) e masës
    dhjamore dhe muskujve të trupit, masën pa yndyrë, BMI, peshën totale të ujit dhe
    peshën e trupit.

    - Moshën metabolike
    - kcal e përditshme (BMR)
    - Peshën ideale
    - Mineralet
    - Proteinat
    - si dhe parametra të tjera.

  • Pigmentim afatgjatë i vetullave & eyelinerOpen or Close

    Pigmentim afatgjatë - permanent i vetullave, eyeliner, buzëve

    * Teknika më e avancuar me aparaturën më moderne. E njohur si teknika me fije fije, mundëson dukje sa më natyrale;
    * Aparatura gjermane e teknologjisë së fundit e pajisur me laser për trajtim sa më efikas;
    * Dhimbje dhe skuqje minimale;
    * Ngjyrat organike të licensuara pa efekte anësore - nuk përmbajnë minerale;
    * Pigmentim prej 1 deri në 3 vite;

  • Depilimi klasik & laserikOpen or Close

    Do të fillojmë së shpejti..
    Na kontaktoni për më shumë informata

  • Tretmani me keratinë & Drejtimi afatgjatë i flokëveOpen or Close

    Pse të bëjmë fenirim të përhershëm?

    Kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve nga aparatet për tharje dhe stilim
    të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm.
    Njëkohësisht drejtimi i përhershëm
    ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe
    degëzimeve.

    Çfarë përfshijnë këto tretmane?

    Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e
    ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë
    për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.

    Kush është kandidatë për fenirim të përhershëm?

    Në qoftë se flokët janë të dëmtuara si rënie të vazhdueshme, dëmtim të flokëve jo
    vetëm në fund të tyre, dëmtim nga aplikimi i kimikateve, prishje e strukturës së
    proteinës atëherë nuk jeni kandidatë për këtë lloj tretmani.

    Në rast se flokët janë të dëmtuara, preferohet tretmani tjetër me keratinë i cili jo
    vetëm që i drejton përkohësisht flokët deri në 4 muaj, por në veçanti e përmirëson
    gjendjen e flokut duke i futur brenda minerale, proteina dhe kompleks të
    aminoacideve.

    Ky trajtim revolucionar eliminon deri në 95% flokët e dëmtuara, redukton dredhat
    dhe i shton shkëlqim të menjëhershëm flokëve.



    Është një kombinim ristrukturimi me proteina që i përforcon flokët. Kombinimi i
    proteinave me aminoacide lejon ndryshim të përkohshëm në strukturën e fibrave në
    flokë, duke e përmirësuar gjendjen e flokëve, i bën ato të krihen më lehtë, të duken
    më buta dhe me plotë shkëlqim.

    Sa kohë qëndron tretmani?
    Tretmani i zbutë edhe flokët më të egra dhe qëndron i tillë deri në 4 muaj.

    A bën t’i ngjyros flokët?
    Po, ngjyrosja e flokëve mund të bëhet në të njëjtën ditë.

    A mund të përdoret ky tretman në flokët që janë të trajtuara me kemikale apo në flokët e drejtuara paraprakisht?
    Po, në fakt mund ta rikthej hidratimin e flokëve, duke i bërë ato të shkëlqyeshme.

    A mund t’i laj flokët pas tretmanit?
    Sugjerohet që të pritet 1 ditë (24 orë) para pastrimit të flokëve.

    A është i sigurt?
    Tretmani me keratinë zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë
    për riparohen dhe njëkohësisht i mban ato të drejta. Pra, nuk paraqet asnjë problem
    për çfarëdo lloj flokë.

  • Formësim dhe ngjyrosje të vetullaveOpen or Close

    Formimi i vetullave bëhet sipas rregullës së artë - dimesioneve ideale te fytyrës.
    Bëhet matja e pikave te fytyrës dhe në bazë të saj bëhet edhe formimi i tyre.

    Ngjyrosja zgjatë deri në 3-4 javë.


  • Grim profesionalOpen or Close

    Grimi Profesional bëhet me produktet MAC si dhe KRYOLAN nga profesionalistja e Make-up.








  • Manikyr & PedikyrOpen or Close

    Kujdesi ndaj thonjëve bëhet me produktet e Magnetic si dhe ngjyrave të firmave kualitative.








  • ProdukteOpen or Close

    Produktet shumë efikase janë të përzgjedhura nga kompani të ndryshme..




    - Krema anti-aging (kundër rrudhave/plakjes);
    - Krema kundër rrezatimit diellor me faktor (spf) të lartë;
    - Krema hidratues/regjenerues;
    - Krema depigmentues (kundër shenjave);
    - Krema eksfoliant/peeling (fërkues të lëkurës);
    - Tonik për pastrim dhe ngushtim të poreve;
    - Qumësht për pastrim;
    - Vajra esencial, kundër rrudhave dhe hidratues për fytyrë;
    si dhe shumë produkte tjera për të gjitha tipet e lëkurës dhe flokëve.



    Të gjitha produktet propozohen sipas analizave që bëhen në qendrën tonë estetike.

    Tretmanet




    Sipas analizës së fytyrës bëhet përzgjedhja e tretmanit adekuat. Tretmanet përfshinë:
    - pastrim të lëkurës;
    - peeling – largim të qelizave të vdekura;
    - maska të shumëllojshme:
    * maska e ozonit – efekte regjeneruese, depigmentues, hidratues, kundër rrudhave (anti-aging);
    * maska e argjilit bën pastrimin e poreve, largon qelizat e vdekura, luan rolin astringent (ngushtimin e poreve);
    * maska 3D – maskë e përkryer, bën hidratimin e lëkurës, lufton shenjat e fytyrës, shton elasticitetin, ngre/përmbledh fytyrën
    (lifting), lufton yndyrën dhe aknet në lëkurë.

  • Tretmane të lëkurësOpen or Close

    Produktet shumë efikase janë të përzgjedhura nga kompani të ndryshme..




    - Krema anti-aging (kundër rrudhave/plakjes);
    - Krema kundër rrezatimit diellor me faktor (spf) të lartë;
    - Krema hidratues/regjenerues;
    - Krema depigmentues (kundër shenjave);
    - Krema eksfoliant/peeling (fërkues të lëkurës);
    - Tonik për pastrim dhe ngushtim të poreve;
    - Qumësht për pastrim;
    - Vajra esencial, kundër rrudhave dhe hidratues për fytyrë;
    si dhe shumë produkte tjera për të gjitha tipet e lëkurës dhe flokëve.



    Të gjitha produktet propozohen sipas analizave që bëhen në qendrën tonë estetike.

    Tretmanet




    Sipas analizës së fytyrës bëhet përzgjedhja e tretmanit adekuat. Tretmanet përfshinë:
    - pastrim të lëkurës;
    - peeling – largim të qelizave të vdekura;
    - maska të shumëllojshme:
    * maska e ozonit – efekte regjeneruese, depigmentues, hidratues, kundër rrudhave (anti-aging);
    * maska e argjilit bën pastrimin e poreve, largon qelizat e vdekura, luan rolin astringent (ngushtimin e poreve);
    * maska 3D – maskë e përkryer, bën hidratimin e lëkurës, lufton shenjat e fytyrës, shton elasticitetin, ngre/përmbledh fytyrën
    (lifting), lufton yndyrën dhe aknet në lëkurë.

  • Stilim - Prerje të flokëve, KonsultimOpen or Close

    Do të fillojmë së shpejti..

    Na kontaktoni për më shumë informata

  • DermatologjiOpen or Close

    Do të fillojmë së shpejti..

    Na kontaktoni për më shumë informata

  • MesoterapiOpen or Close

    Do të fillojmë së shpejti..

    Na kontaktoni për më shumë informata

Addresa

____

  • Rr. Sheshi Zahir Pajaziti p/n
  • afër restauran Mexicano
  • Kosovë / Prishtinë
  • info@estethica-ks.com
  • estethica.ks

Kontakti

____

  • 044/049 344-284
  • 038/ 733-407
  • krenar.dobroshi@estethica-ks.com
  • info@estethica-ks.com
  • estethica.ks