Parathënie

I/e dashur lexues/e, është dashur një udhëtim shumë i gjatë, me perkushtim, punë të pandërprerë dhe durim për të arritur të shkruaj këtë parathënie.

Me përfundim të studimeve të nivelit botëror në Stamboll, vazhduan pjesëmarrjet në kongrese, seminare-webinare, panaire, dhe trajnime të njëpasnjëshme. Që nga viti 2016 ligjeroj lëndët e Kozmetologjisë në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca”. Gjithherë në kërkim të diturisë dhe të përdorimit të saj në mënyrën më etike të mundshme duke i kombinuar përvojat e ndërsjellta nga aspekti akademik dhe klinik, duke ofruar më të duhurën për pacientët në kohën e duhur, kombinimet e duhura në seanca minimale.

“estethica” u hap në prill 2012, dhe ashtu si emri i qendrës “este” – “ethica”, nënkupton që parimi bazë është etika e punës: të kryhen të gjitha shërbimet me etikë, përpikshmëri dhe kënaqësi të skajshme. Falë besimit tuaj, ҫdo muaj një pjesë e të hyrave dedikohen për bamirësi.

“estethica”, në konceptin e saj unik, ofron të gjitha shërbimet dermatologjike – estetike në një qendër të vetme. Koncepti i tillë, i mundëson të gjithë klientëve/pacientëve që të maksimizojnë kohën e tyre duke kryer të gjitha shërbimet e nevojshme pa humbur kohë në disa qendra. Ana tjetër pozitive është monitorimi ndër vite i të gjitha shërbimeve të kryera apo produktet të përdorura. Me një databazë të tillë, arrijmë t’i analizojmë përmirësimet ndër vite të të gjitha kombinimeve të bëra.

Kur fasim per lëkurën, nuk nënkuptojmë vetëm largimin e rrudhave apo tërheqjen e saj, por shumë më shumë se aq. Lëkura është një organ kompleks, që kërkon trajtim delikat. Ne fokusohemi jo vetëm tek rregullimi i disa “vijave-vrimave” të lëkurës, por në përmirësimin e kualitetit të lëkursë: në rinimin, freskinë, tonicitetin, tërheqjen, prodhimin e fibroblasteve, neokolagjenazën dhe në fund stimulimin e prodhimit të kolagjenit.

“estethica” zotëron portfolin më të zgjeruar të teknologjive estetike mjekësore në vend. Jemi klinikë referente dhe e autorizuar për kompanitë Alma Lasers International dhe Novoxel për kryerjen e shërbimeve estetike. Me përdorimin e aparaturave më të avancuara, për të cilat keni rastin të lexoni në vijim, arrijmë rezultate mbresëlënëse. Njëherazi, jemi distributor të disa prej produkteve dermoestetike/mjekësore ndërkombëtarisht të njohura, me të cilat i furnizojmë barnatoret anekënd Kosovës.

Personalisht ndjehem sikur urë lidhëse me aparaturat, laserët, produktet, dhe lëkurën të cilën do e trajtoj. Ndjejë energjinë e aparaturave apo efektet e produkteve, dhe në të njejtën kohë pas analizave shof se çfarë produktesh dhe sa energji nga laseri i duhet lekurës. Pra, ura lidhëse që mundëson teknologjinë të trajektoj më të mirën që posedon tek lëkura adekuate pa shkaktuar efekte anësore.

“Rroba mëe çmuar që e ruani për ditët më të veçanta është lëkura juaj. Mos harroni të kujdeseni për të, ngase ju përfaqëson çdo ditë.”

Ass. Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për Kozmetologji

 

Njoftohuni me Specialistët tanë

Krenar Dobroshi

Ass. Msc.

Sadije Halimi

Dermatologe

Antigona Mahmutaj

Menaxhere / Estete

Mirjeta Shtufi

Estete

Aurora Kurteshi

Estete

Arianita Preniqi

Stiliste

Krenare Bujupaj

Kontabiliste

Elfete Uka

Administratore

Marigona Sokoli

Infermiere

Albana Javori

Agjente e Shitjes

Florida Krasniqi

Ndihmëse

Hyrije Dobroshi

Ndihmëse