Analiza 3 Dimenzionale e Fytyrës

Është hapi bazë në botën e kujdesit të fytyrës. Në aspektin shkencor përcaktohen kremrat adekuate për fytyrë, përcaktohen trajtimet e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës. Parametrat që analizohen janë: hidrimi (lagështia), elasticiteti, temperatura, yndyra (sebumi), poret, rrudhat dhe pigmentimi.

Analiza e detajuar e flokëve

Analiza e flokëve ndihmon në përcaktimin e saktë të produkteve, trajtimeve dhe këshillave. Analizohen 7 lloje të testeve: yndyra, gjendja e skalpit, poret, densiteti-vëllimi, dëmtimet e flokëve, trashësia, rënia e flokëve.

Analiza e përbërjes së trupit

Bën analizën segmetale të përbërjes së trupit. Raporti përfshinë: masën muskulore & dhjamore, BMI, sasinë totale të ujit, moshën metabolike, mineralet, proteinat.

Trajtim 3D - GOLD

Trajtim sipërfaqësor anti-oksidues, anti-rrudha, regjenerues. Trajtimi i tillë përfshinë pilling, maskë të argjilit, kremëra+serum, maskë 3D apo GOLD.

HydraFacial - “Auto-Larja e fytyrës”

HydraFacial është sistem Amerikan për pastrimin e lëkurës. Trajtim pa dhimbje, relaksues, i cili e bënë lëkurën tuaj më të butë dhe më rinore. Vepron në pastrim, gërryerje, ujësim, dhe shkëlqim të lëkurës. Ky trajtim është një proces i fuqishëm detoksifikues që kombinon thithjen e vakuumit, mikrodermabrazionin, serumet e acideve glikolike, laktike dhe salicilike. Largon të gjitha papastërtitë sikur pikat e zeza, pikat e bardha, pastron poret e mbyllura dhe largon qelizat e vdekura.

Mezoterapi Dermapen Fytyrë

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, acidit hyaluronik dhe peptideve në shtresat më të larta të epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtimi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe është jo invaziv kundër rrudhosjes, pigmentimit-njollave kafe, duke shkëlqyer dhe ripërtërirë lëkurën.

Mezoterapi Dermapen flokë

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, biotinës, mineraleve të domosdoshme për rritjen e flokëve në shtresën e epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së flokëve, përforcon, rrit densitetin-shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e flokëve.

Mezoterapi e Buzëve

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i acidit hyaluronik, faktorëve të rritjes (VEGF), ekstrakteve të Ginkgo Biloba dhe vitaminave të tjera. Trajtimi u jep buzëve volum minimal, ngjyrë dhe po ashtu pakëson rrudhat rreth tyre.

Mezoterapi e Vetullave

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, biotinës, mineraleve të domosdoshme për rritjen e vetullave në shtresën e epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së vetullave, përforcon, rrit densitetin-shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e vetullave.

Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – standarde & me faktor të rritjes

• Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) është një përgatitje e trombociteve në plazmën e gjakut të përqendruar me faktorë të rritjes rigjenerues që përdoren për të stimuluar shërimin e lëkurës, prodhimin e kolagjenit, dhe proteinave të tjera të rëndësishme si fibroblastet që mbështesin lëkurën. • Gjithashtu përdoret edhe për trajtimin kundër rënies së flokëve, lezioneve të akneve, plagëve kirurgjikale, strijave, pigmentimit, humbjes së volumit, rrudhave, vijave të imëta dhe përmirësimit të strukturës së lëkurës. • Faktorët e rritjes përfshijnë: FGF (fibroblastet - fibroblasts), EGF (epiteliale - epithelial), PDGF (rrjedh nga trombocitet – platelet derived), VEGF (epitel vaskular – vascular epithelial), TGF-Beta (transformues për shërim të plagës – transforming wound healing),

DERMATOLOGJI

• Terapi dhe shërim për shumicën e problemeve - sëmundjeve të lëkurës. Duke përfshirë ankesat me akne, psoriazë, ekzemë, skalp, rënie të flokëve, keratoza aktinike/seborrheike, dermatitis seborrheik etj. • Trajtime me azot, pilling kemikal Trichloroacetic Acid - TCA - trajtim i thellë kundër rrudhave, ripërtëritjes së lëkurës, hiperpigmenteve/njollave kafe, lezioneve - shenjave pas shërimit të akneve.

Tixel – “Hekurosja e lëkurës”

“Hekurosja e lëkurës” është një sistem i shkëlqyer, inovativ i regjenerimit termal mekanik dhe fraksional i lëkurës me teknologji të patentuar, i cili trajton: rrudhat dhe vijat e plakjes, kapakët e lëshuar të syve, aknet dhe shenjat e tyre, qafën, strijat, poret e zgjeruara, duart etj. Tixel-i bazohet në krijimin e mijëra vrimave në temperaturë të lartë 400* C. Prekja e piramidave stimulon fibroblastet, nxitë prodhimin enorm të kollagjenit dhe elastinës.

Alma Harmony XL PRO

Laseri për kujdesin ndaj lëkurës me më së shumti indikacione të aprovuara në botë nga FDA - mbi 65 indikacione mjekësore/estetike, që trajton: rrudhat, telangiktazitë - kapilarët e zgjeruar në fytyrë dhe nëpër këmbë, hiperpigmentimet/njollat kafe, aknet dhe shenjat e akneve, largon tatuazhet; nuk shkakton dhimbje & pa efekte anësore. Ka 6 funksione - koka të ndryshme, si në vijim:

Clear Lift 4D - “Lifting-u i fytyrës” Fractional Q-Switched Nd: Yag 1064 nm, kjo pajisje ka fituar ҫmimin botëror nga instituti estetik “MFMB” si trajtimi më i mirë në botë kundër-plakjes! Është trajtim jo-invaziv për tërheqjen e lëkurës, duke bërë stimulim masiv të kollagjenit tip I. Trajton rrudhat, hiperpigmentet/njollat kafe, poret, tatuazhet.

Clear Skin Erbium Glass 1540 nm, trajton aknet, shenjat e akneve si dhe ngushton poret. Ka efekt termal në lëkurë. Stimulon prodhimin e kollagjenit, tërheq dhe regjeneron lëkurën.

Dye VL/SR - “Baby Face” 500 – 650 nm, trajtim i fuqishëm foto-regjenerues, i cili trajton: hiperpigmentet/njollat kafe, lezionet vaskulare/skuqjet/telangiktazitë, poret e zgjeruara, dhe tërheq lëkurën. Bën lëkurën e butë dhe rikthen shkëlqimin rinor të saj.

Erbium YAG - “Gërryersi i fytyrës” iPixel 2940 nm, trajtim invaziv i cili bën gërryerjen e fuqishme të lëkurës, duke trajtuar: shenjat e thella të akneve, poret e zgjeruara, rrudhat, strijat, hiperpigmentimin. Përmirëson në përgjithësi elasticitetin, tonicitetin dhe teksturën e lëkurës.

LP Nd Yag – Kapilarët Cooled LP Nd: Yag 1064 nm, trajton lezionet vaskulare (skuqjet) dhe telangiktazitë (kapilarët) në fytyrë dhe nëpër këmbë, në mënyrë jo-invazive dhe me dhimbje minimale.

Alma Accent Prime - për konturim të fytyrës dhe trupit

Është platforma e vetme në botë që kombinon teknologjinë Ultratinguj & Radiofrekuencë në një aparaturë të vetme, dhe luan rol të shumëfishtë në: • Tërheqje të fytyrës, trajtim të qafës së dyfishtë/varur, formësim të trupit (duke shkrier masën dhjamore), trajton celulitin dhe strijat. Stimulon prodhimin e kollagjenit në mënyrë natyrale. “Duaje formën tënde.” I sigurt pa efekte anësore, i shpejtë, pa dhimbje.

Depilim me Laser ALMA – të akullt Përdoret laseri Alma Remove, i teknologjisë së fundit, ndryshe i njohur si “Laser i akullt”, me dhimbje minimale dhe pa efekte anësore. I përshtatshëm për ҫdo sezonë të vitit, i certifikuar nga BE dhe nga FDA, me rezultate të mahnitshme. I përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës, përdoret për të gjitha pjesët e trupit dhe për të dy gjinitë.

Flokët dhe Grimi

FLOKËT & GRIMI Të gjitha trajtimet rreth flokëve duke filluar nga prerja & fenirimi, ngjyrosja – shatirimi (ombre) duke përqindje shumë e ulët e hidrogjenit. Trajtimi i flokëve me Keratinë Është një procedurë e veçantë në të cilen aplikohet keratina në flokë dhe mundëson përmirësimin e flokëve; përdoret për të gjitha llojet e flokëve, të holla, të ashpra, të dëmtuara dhe të ngjyrosura. Floku fiton lagështinë dhe shkëlqimin e duhur që e bën të shëndetshëm. Një trajtim është i mjaftushëm për një periudhë të kohës nga 2 deri në 6 muaj. Ky trajtim zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë të riparohen dhe nuk paraqet asnjë problem për çdo lloj floku. Nuk preferohet për flokët shumë të dëmtuara.

Jemi të gatshëm

ÇDO DITË

PËR JU

Ndjehuni të lirë të na shkruani për çdo pyetje apo sugjerim nga ana juaj.