- Shërbimet estetike
- Alma Accent Prime - për konturim të fytyrës dhe trupit
- Alma Harmony XL PRO
- DERMATOLOGJI
- Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – me faktor të rritjes
- Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – standarde
- Mezoterapi e Vetullave
- Mezoterapi e Buzëve
- Mezoterapi Dermapen flokë
- Mezoterapi Dermapen Fytyrë
- HydraFacial - “Auto-Larja e fytyrës”
- Trajtim 3D - GOLD
- Analiza e përbërjes së trupit
- Analiza e detajuar e flokëve
- Analiza 3 Dimenzionale e Fytyrës
- TIXEL Hekurosja e lëkurës
Alma Harmony XL PRO
Laseri për kujdesin ndaj lëkurës me më së shumti indikacione të aprovuara në botë nga FDA – mbi 65 indikacione mjekësore/estetike, që trajton: rrudhat, telangiktazitë – kapilarët e zgjeruar në fytyrë dhe nëpër këmbë, hiperpigmentimet/njollat kafe, aknet dhe shenjat e akneve, largon tatuazhet; nuk shkakton dhimbje & pa efekte anësore. Ka 6 funksione – koka të ndryshme, si në vijim:
Clear Lift 4D – “Lifting-u i fytyrës”
Fractional Q-Switched Nd: Yag 1064 nm, kjo pajisje ka fituar ҫmimin botëror nga instituti estetik “MFMB” si trajtimi më i mirë në botë kundër-plakjes! Është trajtim jo-invaziv për tërheqjen e lëkurës, duke bërë stimulim masiv të kollagjenit tip I. Trajton rrudhat, hiperpigmentet/njollat kafe, poret, tatuazhet.
Trajtimi: Clear Lift – “Liftingu i fytyrës”
Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta
Rezultatet: pas 3-4 jave
Si funksionon: me laser Q-Switched
Koha e rikuperimit: e menjëhershme
Dhimbje: minimale
Numri i seancave: preferohen 2-4, ҫdo 3-4 javë
Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar
Clear Skin
Erbium Glass 1540 nm, trajton aknet, shenjat e akneve si dhe ngushton poret. Ka efekt termal në lëkurë. Stimulon prodhimin e kollagjenit, tërheq dhe regjeneron lëkurën.
Trajtimi: Clear Skin
Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta
Rezultatet: pas 3-4 jave
Si funksionon: me laser Erbium Glass
Koha e rikuperimit: 1-3 ditë
Dhimbje: minimale
Numri i seancave: preferohen 2-4, ҫdo 2-4 javë
Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar
Dye VL/SR – “Baby Face”
500 – 650 nm, trajtim i fuqishëm foto-regjenerues, i cili trajton: hiperpigmentet/njollat kafe, lezionet vaskulare/skuqjet/telangiktazitë, poret e zgjeruara, dhe tërheq lëkurën. Bën lëkurën e butë dhe rikthen shkëlqimin rinor të saj.
Trajtimi: Dye-VL/SR – “Baby Face”
Kohëzgjatja e trajtimit: 30-40 minuta
Rezultatet: pas 3-4 jave
Si funksionon: përmes dritës së fuqishme të laserit IPL
Koha e rikuperimit: e menjëhershme
Dhimbje: minimale
Numri i seancave: preferohen 2-4, ҫdo 3-4 javë
Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar
Erbium YAG – “Gërryersi i fytyrës”
iPixel 2940 nm, trajtim invaziv i cili bën gërryerjen e fuqishme të lëkurës, duke trajtuar: shenjat e thella të akneve, poret e zgjeruara, rrudhat, strijat, hiperpigmentimin. Përmirëson në përgjithësi elasticitetin, tonicitetin dhe teksturën e lëkurës.
Trajtimi: Erbium YAG – “Gërryerja e lëkurës”
Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta
Rezultatet: pas 3-4 jave
Si funksionon: përmes laserit Erbium YAG
Koha e rikuperimit: 4-7 ditë
Dhimbje: mesatare
Numri i seancave: preferohen 2-4, ҫdo 3-4 javë
Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar
LP Nd Yag – Kapilarët
Cooled LP Nd: Yag 1064 nm, trajton lezionet vaskulare (skuqjet) dhe telangiktazitë (kapilarët) në fytyrë dhe nëpër këmbë, në mënyrë jo-invazive dhe me dhimbje minimale.
Trajtimi: LP Nd Yag – eliminimi i kapilarëve
Kohëzgjatja e trajtimit: 10 – 120 minuta, varësisht nga zona
Rezultatet: pas 1-2 jave
Si funksionon: përmes laserit Lp Nd Yag
Koha e rikuperimit: 4 -14 ditë
Dhimbje: mesatare
Numri i seancave: preferohen 2-4, ҫdo 4 javë
Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar