- Shërbimet estetike
- Alma Accent Prime - për konturim të fytyrës dhe trupit
- Alma Harmony XL PRO
- DERMATOLOGJI
- Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – me faktor të rritjes
- Plazma e pasuruar me trombocide (PRP) – standarde
- Mezoterapi e Vetullave
- Mezoterapi e Buzëve
- Mezoterapi Dermapen flokë
- Mezoterapi Dermapen Fytyrë
- HydraFacial - “Auto-Larja e fytyrës”
- Trajtim 3D - GOLD
- Analiza e përbërjes së trupit
- Analiza e detajuar e flokëve
- Analiza 3 Dimenzionale e Fytyrës
- TIXEL Hekurosja e lëkurës
Mezoterapi e Vetullave
Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 9-12 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 110 herë në sekond në lëkurë. Kjo pajisje në formë stilolapsi jep fleksibilitetin e gjatësisë së gjilpërave dhe ka nivele të ndryshme të shpejtësisë për të bërë secilin trajtim të personalizuar për klientët. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, biotinës, mineraleve të domosdoshme për rritjen e vetullave në shtresën e epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së vetullave, përforcon, rrit densitetin-shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e vetullave.
🎯 Trajtimi: Mezoterapi – përforcim i vetullave
⏰ Kohëzgjatja e trajtimit: 15 minuta
🎉 Rezultatet: pas 6 jave
👓 Si funksionon: përmes mikroshpimeve (9-12 gjilpëra)
Koha e rikuperimit: pas 2-4 ore
😱 Dhimbje: minimale
👍🏻 Numri i seancave: preferohen 6, ҫdo 2 javë
💣 Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar