Mezoterapi Dermapen flokë

Mezoterapi Dermapen flokë  

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 9-12 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 110 herë në sekond në lëkurë. Kjo pajisje në formë stilolapsi jep fleksibilitetin e gjatësisë së gjilpërave dhe ka nivele të ndryshme të shpejtësisë për të bërë secilin trajtim të personalizuar për klientët. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, biotinës, mineraleve të domosdoshme për rritjen e flokëve në shtresën e epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtim efikas jo invaziv kundër rënies së flokëve, përforcon, rrit densitetin-shpeshtinë, rrit diametrin-trashësinë e flokëve.

🎯 Trajtimi: Mezoterapi – kundër rënies së flokëve
⏰ Kohëzgjatja e trajtimit: 60 minuta
🎉 Rezultatet: pas 6 jave
👓 Si funksionon: përmes mikroshpimeve (9-12 gjilpëra)
      Koha e rikuperimit: 1 ditë
😱 Dhimbje: minimale
👍🏻 Numri i seancave: preferohen 6, ҫdo 2 javë
💣 Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar