Shërbimet estetike

Te dukurit mirë kërkon devotshmëri. Përmes ofrimit të të gjitha shërbimeve estetike, synojmë të tejkalojmë pritshmërinë e efikasitetin dhe kualitetin e shërbimeve. Shumica e produkteve apo materialeve shpenzuese që përdoren gjate shërbimeve, janë të importuara dhe shumë gjatë të inspektuara gjersa është vendosur që të përdorën në qendrën tonë.

DEPILIM GOLD
Depilim Gold, depilim pa acarim/irritim, posaҫërisht për lëkura të ndjeshme, pa skuqje.  Jep ndjesi të butë dhe të hidratimit në lëkurë. Bëhet për të gjitha zonat e trupit.

Formësim i vetullave


Formësim i vetullave sipas proporcioneve të fytyrës. Shoqërohet me ngjyrosje të vetullave e cila qëndron deri në 3-4 javë.

Lamination të vetullave  
Lakim – lifting i vetullave që qëndron deri në 4-6 javë. Vetullat duken të ngritura si dhe më të plota.

Mbushje të vetullave
Përdoret teknika “microblading” apo me fije-fije, që mundëson mbushjen e vetullave. Është një teknikë gjysmë e përhershme për të përmirësuar pamjen e vetullave, në të cilën pigmenti gërvishtet në lëkurë duke përdorur një mjet dore me një teh të formuar nga gjilpëra të imëta.

Pas trajtimit, vetullat duken më të plota dhe në propocion me fytyrën. Përdoren ngjyrat organike pa efekte anësore. Trajtimi i tillë qëndron rreth 10-12 muaj.

🎯 Trajtimi: Mbushje e vetullave
⏰ Kohëzgjatja e trajtimit: 120 min
🎉 Rezultatet: pas 1 jave
👓 Si funksionon: përmes gërvishjes me teh me mikrogjilpëra 
      Koha e rikuperimit: pas 7-14 ditëve
👍🏻 Numri i seancave: 2, pas 5 jave
😱 Dhimbje: mesatare
💣 Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar

BB Glow
Trajtim për makiazh afatgjatë 3-6 muaj, përmes ngjyrave organike pa efekte anësore. Mund të aplikohet në fytyrë, qafë dhe dekolte.

🎯 Trajtimi: Makiazh afatgjatë
⏰ Kohëzgjatja e trajtimit: 50 min
🎉 Rezultatet: pas secilës seancë
👓 Si funksionon: me mikrogjilpëra 
      Koha e rikuperimit: 2-6 orë
👍🏻 Numri i seancave: preferohen 3, ҫdo 2 javë
😱 Dhimbje: minimale
💣 Kujdes: trajtimi duhet të bëhet nga një specialist i trajnuar

 

 


FLOKËT & GRIMI

Të gjitha trajtimet rreth flokëve duke filluar nga prerja & fenirimi, ngjyrosja – shatirimi (ombre) duke përqindje shumë e ulët e hidrogjenit.

Trajtimi i flokëve me Keratinë

PARA

PAS

Është një procedurë e veçantë në të cilen aplikohet keratina në flokë dhe mundëson përmirësimin e flokëve; përdoret për të gjitha llojet e flokëve, të holla, të ashpra, të dëmtuara dhe të ngjyrosura. Floku fiton lagështinë dhe shkëlqimin e duhur që e bën të shëndetshëm. Një trajtim është i mjaftushëm për një periudhë të kohës nga 2 deri në 6 muaj. Ky trajtim zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë të riparohen dhe nuk paraqet asnjë problem për çdo lloj floku. Nuk preferohet për flokët shumë të dëmtuara.

🎯 Trajtimi: Trajtimi me Keratinë
⏰ Kohëzgjatja e trajtimit: 40-90 min, varësisht nga gjatësia e flokëve
🎉 Rezultatet: të menjëhershme
👓 Si funksionon: me aplikimin e keratinës 

Keratina GOLD
Trajtim me keratinën 24 karat Gold për përmirësim dhe drejtim të flokëve. Nuk përmban kemikale, dhe në aspektin e riparimit ka më tepër efekt në krahasim me keratinat standarte. Ndërsa në drejtimin e flokëve e realizon më pak se sa keratina Torino.

Keratina Torino
Në krahasim me keratinën Gold është paksa më agresive por në drejtimin e flokëve ka efekt më të fuqishëm. Pra, përgjithësisht preferohet për drejtim të flokëve dhe më pak në përmirësim të strukturës së folikuleve në krahasim me keratinën Gold.

Grim
Përdoren proukte origjinale MAC & Anastasia Beverly Hills. Kryhen të gjitha shërbimet e makiazhit duke përfshirë qerpikët artificial, mbjelljen e qerpikëve dhe mbushjen e tyre. Pa efekte anësore, pa dhimbje, pa skuqje, qëndrojnë deri në 4 javë.

 

Lamination të qerpikëve 
Lakim – lifting i qërpikëve i cili qëndron deri në 4-6 javë. Qërpikët duken të lakuara dhe më të dendura.

Trajtimet e Duarve dhe të Shputave
Ofrohen të gjitha trajtimet estetike dhe mjekësore për përmirësimin e thonjve të duarve apo të shputave.

Shellac për thonjë
Thonjtë me produktin “shellac” duken edhe më mirë dhe janë alternativë e shëndetshme në krahasim me thonjtë me akril apo me gel. Në të njëjtën kohë, ky sistem përmirëson shëndetin e thonjve dhe aplikohet pa gërryerjen e thonjve. “Shellac” është një teknologji e patentuar, e cila kombinon lehtësinë e shkëlqimit me performancën e gelit. Asnjë produkt tjetër në treg nuk mund të sigurojë që mund të qëndrojë min. deri në 14 ditë në thonj, me shkëlqim sikur të pasqyrës, kohëzgjatje zero për tharje dhe, pa dëmtime të thonjve!
Nuk ka ndonjë efekt negativ edhe nëse aplikohet dhe largohet vazhdimisht, përderisa përdoret në mënyrën e duhur.

 

Pedikyr
Pedikyri ofrohet në dy mënyra: estetik dhe mjekësor. Që të dy përfshijnë hidro masazhë, gërryerje të themrave, maskë regjeneruese, rregullim të thonjve, hidratim të këmbëve.

Pedikyr Jelly
Për dallim nga pedikyri klasik, “jelly-pedi” përmban aromaterapi, terapi me nxehtësi, anti-stres terapi, gërryerje të themrave, maskë regjeneruese, rregullim të thonjve, hidratim të këmbëve.

Pedikyr Mjekësor
Përfshinë pastrim të thonjëve, rregullim dhe zgjatje të thonjve me Akril, hidro masazhë, gërryerje të themrave, maskë regjeneruese, hidratim të shputave.