Mezoterapi Dermapen Fytyrë

 

Trajtimi kryhet përmes mikroshpimeve me aparaturën e dermapenit, gjithsej 9-12 mikrogjilpëra të cilat veprojnë njëherazi rreth 110 herë në sekond në lëkurë. Kjo pajisje në formë stilolapsi jep fleksibilitetin e gjatësisë së gjilpërave dhe ka nivele të ndryshme të shpejtësisë për të bërë secilin trajtim të personalizuar për klientët. Përmes hapjes së mikrokanaleve bëhet absorbimi i thellë i enzimeve, vitaminave, acidid hyaluronik dhe peptideve në shtresat më të larta të epidermës dhe të dermës, dhe njëherazi rritet qarkullimi i gjakut. Trajtimi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe është jo invaziv kundër rrudhosjes, pigmentimit-njollave kafe, duke shkëlqyer dhe ripërtërirë lëkurën.