preloader

Si t’i shmangemi alergjive të kozmetikës

 Si t’i shmangemi alergjive të kozmetikës

Nëse sytë tuaj fillojnë të lotojnë, fytyra fillon të kruhet apo nëse keni shpërthim aknesh, mesiguri keni një reagim alergjik ndaj kozmetikës që e përdorni.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Kozmetika bashkëkohore përmbush qëllime të ndryshme – ajo mund ta shkëlqejë, hidratojë, pastroj, përmbledh apo t’i luftojë shenjat e plakjes.

Të gjitha produktet e kozmetikës, posaçërisht ato që i luftojnë rrudhat nuk mund të prodhohen nga përbërës natyral 100 %. Ato duhet të kenë komponente kemikale të cilat janë alergjenë potencial.

Nëse sytë tuaj fillojnë të lotojnë, nëse fytyra fillon të kruhet apo nëse keni shpërthim aknesh, mesiguri keni një reagim alergjik ndaj kozmetikës që e përdorni.

Çka mund të bëhet që të evitohet alergjia?

1. Përdorni tester secilën herë kur blini produkte të reja. Ato ju japin një ide nëse ai produkt mund të përdoret apo duhet të shmanget.

2. Mos përdorni kozmetikë me aromë të fortë. Parfumi është në mesin e alergjenëve.

 

3. Produktet kozmetike të cilat kanë datën e skadimit shumë larg në të ardhmen, janë poashtu një rrezik për lëkurë. Ato përmbajnë konservues, të cilët e mbajnë produktin e freskët më gjatë, mirëpo fatkeqësisht kanë aftësi për të shkaktuar reaksione alergjike.

4. Përdorni produkte të cilat janë të testuara dhe të aprovuara dhe përdorni markën e njejtë për një kohë.

5. Preferohet që të gjitha produktet që i përdorni (tonikët, losionet, maskat) të jenë prej të njejtës linjë. Kjo do t’iu mbrojë ndaj ekspozimit të një kokteji të konservuesëve të ndryshëm që përdoren në produkte. Megjithatë, kombinimi lejohet me ndihmën e specialistit.

6. Mos krijoni stoqe. Të gjitha produktet në kohë dëmtohen dhe mund të jenë të rrezikshme për lëkurë.

7. Mos harroni apo mos përtoni që ta largoni grimin çdo natë. Baza dhe pudra i mbyllin poret dhe nuk lejojnë që lëkura të ‘marrë frymë’ lirisht.

8. Mos e prishni cilësinë e produktit. Për shembull mos i shtoni ujë apo alkool produkteve. Në këtë mënyrë mund të shkaktoni reaksion alergjik.

9. Lexoni me kujdes udhëzimet e produkteve që i përdorni. Nëse shkruan që maska duhet të aplikohet për vetëm 5 minuta, mos e mbani më gjatë.

10. Mos eksperimentoni me kozmetikë të re nëse jeni të sëmurë apo nëse sistemi imunitar është i dobësuar. Lëkura është më e ndjeshme ndaj alergjenëve në atë kohë.

11. Vëzhgoni me kujdes produktet. Ndryshimi i ngjyrës apo i cilësisë nënkupton që produkti nuk duhet përdorur më.

12. Mos u mbingarkoni me produkte shtëpiake (të bëra vetë në shtëpi). Ndonëse maskat me pemë dhe perime janë shumë të dobishme, mbani në mend që disa prej tyre mund të shkaktojnë alergji. /Telegrafi/